
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.
Gjatë takimit, Peleshi i uroi ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e tij, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës u theksua rëndësia e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, shkruan A2CNN.
Peleshi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit institucional dhe të avancimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve. (A2 Televizion)