“Isha i frikësuar”/ Pësoi hemorragji në tru, Sir Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.
Gjatë takimit, Peleshi i uroi ambasadorit Wendt mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e tij të re, duke vlerësuar marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në fokus të bisedës ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e rolit të parlamentit shqiptar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësie dhe bashkëpunimi, në linjë me marrëdhëniet e ngushta që karakterizojnë partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pritet që ambasadori i ri amerikan të vijojë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.
Top Channel