Peleshi pret ambasadorin Eric Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?