Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në një takim ambasadorin e ri të SHBA-ve, Eric Wendt, me rastin e mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri amerikan, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Të lidhura
None found
“Në Kuvend, me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, për mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në vendin tonë.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet strategjik dhe një miqësi të ngushtë, ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta.
Kuvendi i Shqipërisë, rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona”, shkruan Niko Peleshi.

