Flash

Greqi/ 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Lapsi.al 2 October 2026

Greqi/ 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lavrio, rreth 50 kilometra në jug të Athinës, ku një 32-vjeçar rumun dyshohet se ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj. Sipas informacioneve të para, autori ka hyrë në banesë duke përdorur një shkallë dhe ka thyer një dritare. Më pas ka sulmuar ish-gruan, 32 vjeçe, si dhe partnerin e saj, 33-vjeçarin Klevis Tite, shtetas grek me origjinë shqiptare.

Gruaja është goditur me thikë në shpinë dhe është dërguar në spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe në pjesë të tjera të trupit dhe është transportuar në spitalin “Asklipio”. Edhe gjendja e tij paraqitet serioze. Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të ish-çiftit, të moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 2 vjeç e gjysmë. Fëmijët janë marrë nën kujdesin e psikologëve, pasi ndodheshin në gjendje shoku.

Sipas mediave greke, gruaja e kishte denoncuar të paktën pesë herë ish-bashkëshortin për dhunë dhe kërcënime. Në telefonin e saj ishte aktivizuar edhe sistemi “panic button”, i cili mundëson njoftimin e menjëhershëm të policisë në rast rreziku. Sulmi u ndërpre pas ndërhyrjes së një banori të zonës, i cili ndodhej pranë banesës dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit mbërritën pak minuta më pas dhe arrestuan 32-vjeçarin. Ai pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI