Manifestuesit që ishin kundër ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit ndërprerë takimin e fundit të Irlandës kundër Austrisë. Ata kanë hedhur në fushë topa tenisi me flamurin palestinez të stampuar.
Arbitri Allard Lindhout u dha futbollistëve një pauzë dehidratimi sapo topat u hodhën në fushë. Ishte minuta e 19-të dhe Irlanda kryesonte 1-0. Më parë një person kishte tentuar të hynte në fushë, por u ndalua nga stjuardët. Transmetuesi irlandez “RTÉ” bëri me dije se personi në fjalë mbante një flamur të Palestinës.

Një grup i vogël aktivistësh të iniciativës “Stop the Game” u pozicionua pranë stadiumit dhe hapi një flamur palestinez dhe banderola në mbështetje të futbollistit irlandez Gavin Bazunu. Ky i fundit vendosi të bojkotojë të dyja ndeshjet e kombëtares së tij kundër Izraelit.