Flash

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston këngëtarin fierak

Lapsi.al 2 October 2026

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, lidhur me një rast të dyshuar për përndjekjen e vajzave të mitura. Burime nga Komisariati i Policisë Fier kanë konfirmuar për ndalimin e këngëtarit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, dyshimet ndaj Xhaferit lidhen me përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Mësohet se ka qenë një telefonatë e bërë nga vajzat në sallën operative të Policisë, e cila ka vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit. Në vijim, efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Sipas informacioneve paraprake, ndaj këngëtarit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI