E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kryente veprime të turpshme para një shkolle, nxënësja e denoncon, shoqërohet në polici këngëtari fierak

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, lidhur me një rast të dyshuar për përndjekjen e vajzave të mitura.

Burime nga Komisariati i Policisë Fier kanë konfirmuar për Vizion Plus ndalimin e këngëtarit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, dyshimet ndaj Xhaferit lidhen me disa veprime të turpshme që 42 vjeçari ka bërë para një shkolle.

Reklamë

Mësohet se ka qenë një telefonatë e bërë nga vajzat në sallën operative të Policisë, e cila ka vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit. Në vijim, efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndaj këngëtarit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.