Alarm në Ngushticën e Hormuzit, cisterna goditet nga një predhë e panjohur dhe përfshihet nga zjarri
Alarmi u dha pasditen e 1 tetorit në Ngushticën e Hormuzit, pasi një anije cisternë që po lundronte në zonë dyshohet se u godit nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar zjarr në bord.
Sipas një njoftimi të EOS Marine dhe sistemit MarSec, incidenti ndodhi në orën 17:50 UTC, ose 20:50 me orën lokale të Greqisë. Burimi e vlerëson informacionin me nivel të lartë besueshmërie.
Të dhënat e para bëjnë me dije se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. Megjithatë, ende nuk dihet përmasat e dëmeve të shkaktuara në anije dhe nëse incidenti ka shkaktuar ndonjë ndotje në det. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa priten informacione të reja.
Në të njëjtën kohë, shërbimet përgjegjëse për sigurinë kanë paralajmëruar anijet që lundrojnë në zonë të mbajnë në funksion të vazhdueshëm sistemet e vëzhgimit dhe radarët, si dhe të zbatojnë masat e përcaktuara të sigurisë. Ekuipazhet janë udhëzuar gjithashtu të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet lokale detare.
Autoritetet u kanë bërë thirrje ekuipazheve të ndjekin paralajmërimet lokale dhe kombëtare për kërcënime ajrore dhe, në rast të një sulmi me raketa ose municione fluturuese, të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve ushtarake.
/vizionplus.tv




