POLITIKË /

Protestat në Tiranë, Rama i paraqet si ‘anti-Trump’: Nuk e mposhtin dot në SHBA dhe vijnë për t'u hakmarrë në Shqipëri

Pavarësisht se muaj më parë i konsideroi si lëvizje të nxitura nga Irani apo vendet armike të Shqipërisë, tani Rama shprehet se demokratët amerikanë (të majtët) kanë gisht në protestat masive të shqiptarëve kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

Protestat në Tiranë, Rama i paraqet si ‘anti-Trump’: Nuk e

Pavarësisht se prej 4 muajsh, shqiptarët protestojnë kundër projektit për resortin në Zvërnec, kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura dhe kundër qeverisë në pushtet, kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median gjermane “WELT”, e paraqiti situatën si një protestë kundër presidentit të SHBA, Donald Trump.

Ai ironizoi demokratët amerikanë (të majtët) duke thënë se nuk mund ta mposhtin Trumpin në SHBA dhe tentonin të hakmerreshin ndaj tij në Shqipëri.

“U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Rama.

Kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor, transparencën dhe mungesën e konsultimit publik. Protestat kanë tërhequr vëmendje edhe jashtë Shqipërisë, ndërsa çështja është bërë pjesë e debatit në institucionet europiane.

Nga ana tjetër, Rama ka mbrojtur projektin dhe ka argumentuar se bëhet fjalë për dy zhvillime të ndryshme: njëri në ishullin e Sazanit, pronë publike, dhe tjetri në një zonë private.

Kryeministri ka deklaruar disa ditë më parë se negociatat për projektin vijojnë dhe se ndikimi mjedisor do të vlerësohet përpara se të merret një vendim përfundimtar. Versus.al

Poll