
Tajlandë- Një drejtues mjeti raportohet se humbi ndjenjat dhe u përplas me automjetin e tij në faltoren Guanyin, në lagjen kineze (Chinatown) të Bangkokut, të enjten, duke plagosur tre persona në vendngjarje.
Incidenti, në të cilin u përfshi një makinë elektrike, u raportua në orën 13:00 pranë faltores në rrugën Yaowarat, në ambientet e Fondacionit Thian Fah. Dëshmitarët i thanë fillimisht policisë se drejtuesi ishte një i moshuar që vuante nga tensioni i lartë i gjakut.
Raportohet se burri humbi ndjenjat dhe shtypi aksidentalisht pedalin e gazit, duke bërë që automjeti të përplasej mbi njerëzit që po bënin homazhe brenda faltores 68-vjeçare.
Sipas FM91 Trafficpro, raportet fillestare tregonin se tre persona mbetën të lënduar dy prej të cilëve pësuan lëndime të rënda ndërsa u dëmtuan edhe disa objekte e struktura. Megjithatë, statuja e Guanyin-it mbeti e paprekur, pasi makina u ndal pikërisht në bazamentin e saj. Versus.al

