Bono flet për bashkëpunimin me Ed Sheeran: Ai nuk donte që unë ta përfshija në politikë Gruaja e akuzuar për sulmin e armatosur në shtëpinë e këngëtares Rihanna në Kaliforni përballet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.
Sipas “Daily Mail”, Zyra e Prokurorit të Distriktit të Los Angeles njoftoi, se Ivana Lisette Ortiz është akuzuar për tentativë vrasjeje, 10 akuza për sulm me armë dhe tre akuza për të shtëna me armë në një banesë ose shtëpi të lëvizshme.
Nëse shpallet fajtore, Ortiz mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm.
Prokurori i Distriktit të Los Angeles, Nathan J. Hochman, deklaroi se të shtënat ndaj një banese janë një krim serioz dhe i dhunshëm, duke theksuar se çdo person duhet të ndihet i sigurt në shtëpinë e tij dhe përreth saj.
Ortiz, e cila është nga Orlando, Florida, është deklaruar e pafajshme për akuzat. Gjykata ka caktuar garancinë për lirimin e saj në 2.65 milionë dollarë, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për 29 tetor.
The Florida woman accused of shooting into Rihanna’s Beverly Hills mansion earlier this year, while the singer and her family were inside, has been indicted on multiple charges in connection with the incident https://t.co/3xHsinllZs 🔗 https://t.co/YZgUJa0mKQ
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 1, 2026
Ngjarja ndodhi pasditen e 8 marsit. Ortiz dyshohet se udhëtoi me makinë drejt shtëpisë së Rihannës në Kaliforninë Jugore dhe qëlloi disa herë me një pushkë sulmi.
Në momentin e incidentit, Rihanna, 38 vjeçe, ndodhej në një rimorkio në oborrin e banesës së saj së bashku me partnerin e saj, A$AP Rocky. Tre fëmijët e çiftit ndodheshin në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa në shtëpi ishin edhe persona të tjerë.
Sipas informacionit të bërë publik, para sulmit Ortiz kishte publikuar video në rrjetet sociale, në të cilat fliste në mënyrë agresive për Rihannën dhe shfaqte një obsesion ndaj këngëtares.
Top Channel