Detaje nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës, kompozitori pas disa orë pyetjesh lihet i lirë

2 Tetor 2026 | 10:34

Këtë të premte është bërë një raportim më i detajuar lidhur me dëshminë e djeshme të dhënë në polici nga kompozitori Adrian Hila, në lidhje me videot intime të publikuara.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka raportuar nga Policia e Tiranës, ku ka bërë me dije se në dëshminë e tij Hila ka pranuar vendosjen e kamerave, por, sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim të përdorte filmimet.

Sipas gazetares, Hila është lënë i lirë pas dëshmisë, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë të identifikuar në lidhje me rastin.

“Sa i përket pamjeve, ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkarkim për këto pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij. Ndërkohë, dëshmia ka zgjatur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tij.

Tashmë hetimet janë të zgjeruara me marrjen në pyetje edhe të personave të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë në këto video, por për shkak të gjendjes së tyre psikologjike nuk është bërë e mundur marrja e tyre në pyetje. Një nga të tjerët që pritet të merret në pyetje është edhe gazetari që publikoi lajmin”, tha gazetarja Sara Demushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë para Kuvendit, disa banorë nga Memaliaj kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën (VIDEO)

Një grup qytetarësh nga Memaliaj kanë zhvilluar këtë të premte protestë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar propozimet e hartës së re territoriale....
10:13 | 02/10/2026

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Kryetari Peleshi...
09:33 | 02/10/2026

Të shtëna me armë gjatë natës në ‘Ali Dem’, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në kryeqytet. Raportohet se në sallën operative gjatë natës ka patur një telefonatë për të shtëna...
09:04 | 02/10/2026