Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Klodiana Lala “fik” Gaz Bardhin: Jeni në përplasje me Ballukun se ju “zhveshi” në Fier, ju la me gjysmë deputeti!

    Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie

    Shpërthejnë protestat e nxënësve në Francë/ Kaos urban, kryeministri thërret mbledhje urgjente

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie
    Aktualitet

    Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie

    October 2, 2026
    Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie

    Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici, pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura.

    Mësohet se kompozitori Adi Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime.

    Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje. Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës.

    Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon akoma nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

    Videot intime të kompozitorit me artiste të njohura u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e së martës në ëhatsapp dhe platforma të tjera. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i shoëbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime. Report Tv mëson se policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi dëshmisë së kompozitorit Adrian Hila.

    Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

    Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

    Adi Hila artistë artiste dëshmi dëshmia e Adi Hilës hetim kamera sigurie kompozitori Adi Hila pamje intime privatësia publikimi i videove regjistrim i pamjeve regjistrime shqipëri siguria skandali i videove Video intime
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Klodiana Lala “fik” Gaz Bardhin: Jeni në përplasje me Ballukun se ju “zhveshi” në Fier, ju la me gjysmë deputeti!

    October 2, 2026

    Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie

    October 2, 2026

    Shpërthejnë protestat e nxënësve në Francë/ Kaos urban, kryeministri thërret mbledhje urgjente

    October 2, 2026

    E premtja e ‘Pranisë Besnike’, Rama: Vijojnë takimet në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.