E rëndë në Greqi/ Ish-bashkëshorti pl*gos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, të dy ndodhen në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ish-bashkëshorti ka plagosur me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj aktual. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio, 50 km në jug të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se autori një shtetas rumun 32-vjeç ka hyrë në banesën e viktimave dhe pasi ka thyer dritaren, ka plagosur me thikë ish-gruan e tij 32 vjeç dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33-vjeç i quajtur Klevis Tite.

Të lidhura

None found

Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe gjendet në gjendje të rëndë, ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio.

E gjithë ngjarja ndodhi para dy fëmijëve të mitur të ish bashkëshortëve, 1 dhe 2 vjeç të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.

Ajo e kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendos në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron online forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar.

Por duket se autori ka qenë i vendosur për ti ekzekutuar viktimat të cilët prej fatit janë ende gjallë, pasi në momentin e ngjarjes, një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për ti shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vend ngjarje. Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.


Shtuar më 2.10.2026 10:36

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet