Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.
Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.
Javën e shkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Vendimin e arsyetoi duke konstatuar se Kuvendi u konstituua përtej afatit kushtetues 30 ditor, dhe se ky afat ka nisur ta rrjedhë afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit.
Partia Demokratike, si e dyta më e madhja në Parlament, ka thënë se tani është e gatshme të diskutojë për president, me kushtin që në Kuvend të miratohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
© SYRI.net
Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
Leonora Jakupi me mesazh për politikanët: Të mblidhen pa inate, të miratojnë një ligj për këtë 'gjykatë të poshtër'
Clark ‘shpërthen’ ndaj Speciales: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë`