Deputeti i PD, Xhelal Mziu denoncoi atë që e konsideron propagandë me dosje bosh në Komisionin e Ligjeve për të miratuar me forcë reformën territoriale. Mziu tregoi para kamerave dosjet e depozituara në Kuvend si dosje me përmbajtjen e konsultimeve me qytetarët e bashkive që preken nga ndryshimet territoriale.