LIVE UPDATES
Insights

Shtegtimi fisnik i shqiptarëve të Valdrinos: Një histori integrimi, kulture dhe suksesi në Toskanë

Ajo që nisi vite më parë si një rrugëtim shtegtarësh, sot është shndërruar në një model solidariteti, kulture dhe suksesi shoqëror, duke u radhitur si një ndër komunitetet më solide dhe më të integruara të rajonit.

2 Tetor 2026, 10:54 Nga Paskal Kaçani

Shtegtimi fisnik i shqiptarëve të Valdrinos: Një histori

VALDARNO – Nën diellin e butë të Toskanës, mes kodrave të gjelbra e vreshtave të Valdarnos aretino dhe fiorentino, komuniteti shqiptar po shkruan një nga kapitujt më prekës dhe më të suksesshëm të historisë së tij të bashkëjetesës. Ajo që nisi vite më parë si një rrugëtim shtegtarësh, sot është shndërruar në një model solidariteti, kulture dhe suksesi shoqëror, duke u radhitur si një ndër komunitetet më solide dhe më të integruara të rajonit. Kjo tokë, e pasur me tradita të lashta dhe një kulturë të spikatur toskane, u bë djepi i ri ku shqiptarët gjetën jo vetëm mikpritje, por edhe një terren plonjës për të bashkuar vlerat e tyre med ato të rajonit.

Vatra ku ngrohet gjuha amtare dhe puna e heshtur e Baftjar Kondit

Ura e parë e këtij rrugëtimi u hodh falë iniciativës vizionare të shumë bashkatdhetarëve tanë, të cilët bashkuan vullnetet për të themeluar Shoqatën Kulturore "Vëllazëria Shqiptare". Në krye të këtij misioni, një rol të jashtëzakonshëm dhe një punë absolutisht vetëmohuese ka luajtur presidenti i saj, Z. Baftjar Kondi. Me një përkushtim të palodhur dhe duke sakrifikuar nga koha e tij familjare e profesionale, ai u bë motori që mbajti gjallë frymën e bashkëpunimit, duke qenë pika e referimit për çdo shqiptar në rajon.

Nga ky trung vëllazërie lindi edhe kryevepra e tyre: Shkolla Shqipe "Nënë Tereza". Çdo fundjavë, ky tempull i fjalës shqipe mirëpret fëmijë të moshës 7-14 vjeç. Në ato banka, filizat e rinj të rritur mes dy kulturave po zbulojnë dritën e alfabetit, melodinë e gjuhës amtare dhe rrënjët e tyre të pashlyeshme. Mësimi i gjuhës amtare në diasporë nuk është thjesht një proces didaktik, por një akt ekzistencial identiteti. Përmes saj, fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë ndërtojnë një urë shpirtërore me atdheun e prindërve, duke mësuar se të jesh pjesë e një bote globale do të thotë, para së gjithash, të njohësh dhe të respektosh zanafillën tënde.

Apostujt e arsimit dhe një miqësi institucionale

Ky mision kaq fisnik nuk do të kishte qenë i mundur pa sakrificën e mësuesve të përkushtuar. Në ballë të kësaj rilindjeje kulturore qëndrojnë veterani i arsimit vlonjat, Prof. Hamdi Kulaj, dhe Prof. Mirela Dimitrovski. Me pasion e durim apostolik, ata kanë vaditur shpirtrat e fëmijëve. Prof. Kulaj, duke kujtuar rrugëtimin e vështirë të shkollës, shpesh thekson:

"Gjuha shqipe në mërgim nuk është thjesht një lëndë mësimi, është fryma që mbron shpirtin e fëmijëve tanë nga harresa. Kur shoh sytë e tyre që shkëlqejnë teksa belbëzojnë shkronjat e para shqip, ndiej se çdo sakrificë ka vluar plotësisht."

Por suksesi i këtij komuniteti ka prekur edhe zemrën e tokës mikpritëse. Puna e ndershme dhe këmbëngulja e shqiptarëve arritën të bindnin autoritetet lokale për rëndësinë e këtyre vlerave. Një ndihmesë të pashembullt in këtë drejtim ka dhënë Kryekomunarja e Montevarchi-t, Dr. Silvia Chiassai. Me vizionin e saj qytetar dhe ndjeshmërinë e lartë njerëzore, ajo u bë ura institucionale që seksionet e kopshtit të ri në Levanella të intituloheshin me emrin e "Nënë Terezës". Gjatë ceremonisë, Dr. Chiassai u shpreh:

"Bashkë me komunitetin shqiptar i kushtuam dy seksionet e kopshtit të ri Nënë Terezës së Kalkutës, e cila ia kushtoi jetën njerëzve më në nevojë... Është një angazhim i marrë me komunitetin shqiptar, të cilin e kemi ndarë dhe realizuar duke menduar për shembullin e madh që Nënë Tereza vazhdon të përfaqësojë për botën."

Ndërthurja me kulturën valdarnese: Një dialog vlerash

Ky integrim i shkëlqyer nuk ndodhi në vakum. Shqiptarët e Valdarnos kanë ditur të përqafojnë med respekt të thellë kulturën valdarnese – një kulturë e karakterizuar nga një histori e pasur humanizmi, dashuri për artin, lidhje e fortë med tokën dhe një etikë e lartë pune. Kjo zonë njihet me krenari si vendlindja e gjenive të tillë të përmasave botërore si piktori i madh i Rilindjes së hershme Masaccio, apo filozofi e humanisti i shquar Marsilio Ficino, të cilët i dhanë dritë mendimit dhe artit evropian.

Duke jetuar pranë këtyre qendrave historike, duke marrë pjesë në festat tradicionale dhe duke ndarë të njëjtën përditshmëri med banorët vendas, komuniteti shqiptar ka krijuar një simbiozë unike. Vlerat tradicionale shqiptare, si mikpritja, besa dhe respekti për familjen, kanë gjetur një pasqyrim natyral në shpirtin bujar dhe solidar të banorët të Valdarnos. Ky dialog kulturor ka pasuruar të dyja palët, duke dëshmuar se diversiteti, kur ndërtohet mbi respektin reciprok, nuk ndan, por afron.

Suksesi i sipërmarrjes shqiptare: Një shtyllë për të gjithë bashkësinë

Në këtë mozaik arritjesh, një vend nderi zë fuqia ekonomike dhe fryma e jashtëzakonshme e sipërmarrjes. Firmat dhe bizneset shqiptare në Valdarno sot njohin vetëm suksese, duke u shndërruar në punëdhënës seriozë dhe partnerë të besueshëm në tregun lokal. Nga ndërtimi te shërbimet, këto ndërmarrje nuk sjellin thjesht mirëqenie ekonomike, burim punësimi dhe zhvillim, por janë kthyer në një shtyllë jetike për mbarëvajtjen e jetës së përditshme të të gjithë zonës.

Ajo që i bën vërtet të veçanta këto firma është shpirti i tyre filantropik. Sa herë që komuniteti shqiptar apo vetë bashkësia qytetare toskane ka nevojë për mbështetje, sipërmarrësit shqiptarë janë të parët që shtrijnë dorën e ndihmës, duke financuar projekte kulturore, nisma sociale dhe duke u kthyer në një krah të ngrohtë për çdo nevojë të përbashkët.

Studentët shqiptarë: Krenaria në piedestalet e rajonit

Sot, shqiptarët e Valdarnos nuk janë më thjesht të integruar; ata janë protagonistë. I gjejmë në piedestalet më të larta të sferave sociale, kulturore dhe ekonomike të provincës.

Mbi të gjitha, janë studentët shqiptarë ata që përbëjnë kurorën e kësaj krenarie. Të edukuar med dashurinë për punën, gjuhën amtare dhe respektin për dy atdhetë e tyre, ata po shkëlqejnë në auditorët e universiteteve më të mira, duke dëshmuar se kur rrënjët janë të forta, degët prekin qiellin e suksesit.

Komuniteti shqiptar në Valdarno nuk po ndjek më historinë – ai po e shkruan atë çdo ditë me dinjitet të lartë.

paskal kaçani


Sondazh

Poll
Insights 1 Tetor 2026, 17:51 Irena Beqiraj

Keqkuptimi i intimitetit!

Irena Beqiraj Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpi...

Insights 25 Shtator 2026, 20:57 Besmir Semanaj

Kur të bie Diella në kokë

Besmir Semanaj Çmendet Rama Sot ne OKB para përfaqësuesve të 193 shteteve, mes tyre SHBA-ja me miliardat e saj në çipa d...

Insights 16 Shtator 2026, 09:32 Auron Janku

Kur PARTITË harrojnë pse ekzistojnë

Auron Janku Ka një sëmundje politike që nuk diagnostikohet me analiza gjaku. Quhet Sindroma e Stokholmit politik: viktima fillon të mbr...

Insights 28 Gusht 2026, 21:11 Bledian Koka

Pse Erion Veliaj e "shkarkoi" sot Edi Ramen?

I strukur ne nje qeli te IEVP Durres, nen "shoqerine" e gardianit te turnit, Erion Veliaj ka arritur te siguroje nje leter zyrtare te cilen ka hedhur per te d...

Insights 13 Gusht 2026, 16:08 cim peka

Kur salla kthehet në pasqyrën e liderit

Mbushja e sallës së Kuvendit me përfaqësues të diasporës duhej të ishte një demonstrim force për Albin Kurtin. Po...

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...