Një aksident masiv ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA, ku 15 kamionë të mëdhenj u përfshinë në një përplasje me 50 automjete të tjera.

Shërbimet zjarrëfikëse njoftuan se aksidenti ndodhi të enjten në orën 9:00 të mëngjesit për shkak të mjegullës së dendur që kishte rënë.

Sipas mediave të huaja fatmirësisht nuk pati viktima, por katër persona mbeten të bllokuar brenda automjeteve, dhe 11 të tjerë morën me dëmtime të lehta dhe u dërguan në spital. Nga aksidenti i ndodhur njoftohet se të dyja drejtimet e trafikut u mbyllën fillimisht, por korsitë në drejtim të veriut u rihapën rreth orës 12:30 të mesditës.

Menjëherë lidhur me këë ngjarje u angazhuan disa agjenci shtetërore, përfshirë Patrullën e Autostradave të Karolinës së Jugut dhe Departamentin e Transportit

Ndërkohë para aksidentit, zyrtarët e autostradës kishin paralajmëruar për mjegull të dendur dhe dukshmëri të ulët në atë zonë.

 Ata u kishin bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të ngadalësonin shpejtësinë dhe të rrisnin distancën e sigurisë mes automjeteve.