Në fillim të misionit të tij diplomatik në Tiranë, ambasadori amerikan, Eric Wendt po kryen takime me funksionarë të lartë të shtetit. Ndalesa e radhës ishte në kryesinë e kuvendit, ku u prit nga kryeparlamentari, Niko Peleshi. “Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një partneritet të fortë strategjik dhe miqësi të ngushtë, të ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta.” – shkruan kryeparlamentari Peleshi pas takimit me diplomatin amerikan duke shtuar se parlamenti luan një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.