‘Ligjet’ mblidhen për ‘Territorialen’/ Qytetarët e Memaliajt protestë para Kryesisë së Kuvendit

‘Ligjet’ mblidhen për ‘Territorialen’/ Qytetarët e Memaliajt protestë para Kryesisë së Kuvendit

10:28, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar mbi reformën administrative-territoriale, banorëte  Memaliajt janë mbledhur në protestë përpara Kryesisë së Kuavendit.

Pavarësisht kundërshtive të qytetarëve të Memaliajt, mazhoranca socialiste është e vendosur që me forcën e kartonit të shkrijë bashkinë për ta bashkuar atë me Tepelenën.

Vetë qytetarët njëzëri e kanë kundërshtuar, ndëra nismës së tyre i janë bashkuar edhe këshilltarët bashkiakë dhe vëtë kreu i saj, Albert Malaj, i cili u ka bërë thirrje t’i bashkohen protestës para Kryesisë së Kuavendit.

‘T’u tregojmë të gjithëve se populli Memaljot është i bashkuar në mbrojtje të Bashkisë Memaliaj dhe do të kërkojë me këmbëngulje që zëri i tij të dëgjohet! Një thirrje e veçantë është edhe për të gjithë memaljotët që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Tiranë, thuhet në mesazhin e kryebahskiakut, përcjellë në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco