Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili dyshohet për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, kallëzimi është bërë nga një vajzë, e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.

Në vijim të veprimeve, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e mëtejshme të rastit.
© SYRI.net