Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare
Kryeministri Albin Kurti, thotë se kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ai tha se tashmë ka nisur komunikimet me liderët e partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së të parit të vendit, raporton “KosovaPress”.
Kurti i bëri këto komente të premten, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Fuqizimin e Grave.
Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor.
Në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.

