AKTUALITET

ARRSH e Ami Kozelit i jep Besnik Bamit tenderin 11.5 mln euro me ofertë 99.3% të fondit limit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 10:57

ARRSH e Ami Kozelit i jep Besnik Bamit tenderin 11.5 mln euro me ofertë

Biznesmeni Besnik Bami vijon të zgjerojë portofolin e kontratave publike në sektorin e rrugëve. Vetëm pak kohë pasi “Bami Holding” u shpall fituese e një procedure të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë rreth 13 milionë euro, kompania rezulton fituese edhe në një tjetër tender të rëndësishëm, këtë herë të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në të dyja rastet, ajo që ngre pikëpyetje nuk është vetëm vlera e kontratave, por mënyra se si është reduktuar konkurrenca gjatë procedurave ku operatorë të tjerë janë skualifikuar, ndërsa kontrata ka përfunduar te “Bami Holding”.

Pak ditë më parë, kompania siguroi tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërhyrje në shtresat asfaltike në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Dibër. Të dhënat publike të procedurës konfirmojnë “Bami Holding” si fituese të tenderit me fond limit 1.25 miliardë lekë. Por seria e kontratave nuk ndalet këtu.

Një tjetër kontratë milionëshe nga ARRSH

“Bami Holding” shfaqet fituese edhe në procedurën e Autoritetit Rrugor Shqiptar për Lotin 2, Kontrata B, “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”.

Bëhet fjalë për një kontratë 48-mujore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me fond limit 1.097 miliardë lekë pa TVSH. Dokumentacioni publik i procedurës konfirmon si objekt pikërisht mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të këtij rajoni.

Sipas dokumenteve të tenderit të shqyrtuara, në garë kanë shfaqur interes katër operatorë ekonomikë. Tre prej tyre janë skualifikuar nga ARRSH, duke lënë “Bami Holding” të vetme në garë. Kompania është shpallur më pas fituese me një ofertë që arrin sa 99.3% të fondit limit.

Këtu lind edhe pyetja thelbësore, nëse tre konkurrentët nuk plotësonin kriteret, cilat ishin konkretisht mangësitë që i nxorën jashtë garës dhe si u arrit në një kontratë ku oferta fituese qëndron kaq pranë fondit maksimal të parashikuar?

Skualifikimi i një oferte më të lirë nuk përbën në vetvete shkelje, nëse operatori nuk plotëson kriteret ligjore apo teknike. Por kur konkurrenca reduktohet nga katër operatorë në vetëm një dhe kontrata përfundon pranë fondit limit, transparenca mbi arsyet e skualifikimit merr një rëndësi të veçantë.

“Bami Holding” dhe inicialet në dosjen Balluku

Emri i Besnik Bamit është rikthyer në vëmendje edhe pas raportimeve mediatike mbi komunikimet e publikuara nga dosja që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.

Në një prej komunikimeve të publikuara shfaqen inicialet “BB”. Berberi shkruan: “Po bb e kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë”. Balluku përgjigjet: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti”, ndërsa më tej, pas përgjigjes së Berberit “Po kë të dojë”, ajo replikon: “Jo kë të dojë jo”.

Në disa raportime mediatike është ngritur hipoteza se inicialet “BB” mund t’i referohen Besnik Bamit. Megjithatë, pa një identifikim zyrtar apo provë dokumentare që e lidh drejtpërdrejt emrin e tij me këto iniciale, kjo duhet trajtuar vetëm si një interpretim i publikuar në media dhe jo si fakt i provuar.

Pikëpyetje të tjera janë ngritur më herët edhe rreth procedurave për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare, ku sipas raportimeve SPAK ka kërkuar dokumentacion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Pretendimet e publikuara për parregullsi në dokumentacion apo proceset e kualifikimit mbeten çështje që kërkojnë verifikim dhe, aty ku ka hetim, zbardhje nga organet kompetente.

Asnjë prej këtyre rrethanave nuk e pengon ligjërisht “Bami Holding” të konkurrojë dhe të fitojë kontrata publike për sa kohë kompania nuk është subjekt i një mase ligjore që e përjashton nga prokurimet. Por historia e gjatë e kontratave me shtetin e bën edhe më të rëndësishme që çdo procedurë ku ajo shpallet fituese të jetë e dokumentuar dhe e shpjegueshme deri në fund.

ARRSH e Ami Kozelit i jep Besnik Bamit tenderin 11.5 mln euro me ofertë

Të dhënat publike tregojnë se marrëdhënia e kompanisë me fondet shtetërore shtrihet prej vitesh. Në regjistrat e prokurimeve “Bami Holding” rezulton fituese e kontratave të konsiderueshme nga ARRSH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe institucione të tjera, përfshirë projekte rrugore me vlera prej qindra milionësh e deri në miliarda lekë. Vetë kompania deklaron se aktiviteti i saj është i përqendruar ndër të tjera te ndërtimi, rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore.

Pra, historia mes “Bami Holding” dhe rrugëve shqiptare duket se po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Berberi nuk është më në krye të ARRSH-së dhe Balluku nuk drejton më Ministrinë e Infrastrukturës. Por “Bami Holding” vazhdon të jetë aty ku ka qenë prej vitesh, mes kontratave të mëdha të rrugëve.

Këtë herë, kompania del nga një procedurë ku tre konkurrentët e saj u skualifikuan dhe merr një kontratë me ofertë pranë fondit limit. E parë veçmas, procedura mund të ketë shpjegimin e saj teknik dhe ligjor. E vendosur përballë historikut të kontratave dhe komunikimeve të publikuara nga dosjet hetimore, ajo ngre një pyetje më të madhe për ARRSH-në: a kanë ndryshuar vetëm njerëzit në zyrat e institucionit, apo edhe mënyra se si ndahen milionat e rrugëve?

Sepse drejtuesit ikin, ministrat ndryshojnë dhe dosjet hapen. Por për Besnik Bamin, të paktën deri tani, rruga drejt kontratave të ARRSH-së vazhdon të mbetet e hapur edhe nën drejtimin e Ami Kozelit./Vna.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime