Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026” ka ftuar investitorët e huaj që të shqyrtojnë planet dhe mundësitë, që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë.

Rama theksoi se Shqipëria është transformuar, ndërsa imazhi i saj nga dita në ditë po forcohet në sytë e të huajve.

“Shqipëria ka tejkaluar atë që ishte pjesa më e vështirë apo linja më e vështirë e saj. Gjëja më e thjeshtë është që t’u them njerëzve: ejani dhe vizitoni Shqipërinë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të shkuarën ftesa eja në Shqipëri, dukej si një ftesë për të shkuar në ferr. Por sot jam i lumtur që të gjithë po buzëqeshni. Bëni marrëveshjen tuaj këtu, mos e humbisni këtë mundësi. Merrni kohën tuaj dhe bëni më të mirën”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?