Bardhi në pritjen e Ambasadës Gjermane: Bashkimi i Gjermanisë, dëshmi e fuqisë së lirisë dhe unitetit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Në një mesazh me rastin e kësaj dite, Bardhi uroi popullin gjerman dhe vlerësoi rëndësinë historike të bashkimit të Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqisë së lirisë, unitetit dhe besimit te një e ardhme më e mirë.

Postimi i plotë

Në Festën e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë | Gëzuar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë! Bashkimi i Gjermanisë është një dëshmi e fuqisë së lirisë, unitetit dhe besimit te një e ardhme më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreh mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që Gjermania i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e tyre drejt integrimit europian. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të mbështetura mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe një vizion të përbashkët europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?