
Policia britanike ka arrestuar një 25-vjeçar britaniko-iranian në lidhje me incidentin e sigurisë e ndodhur në bazën e Forcave Ajrore pranë Fairfordit në Angli këtë javë.
Burri, i përshkruar nga policia si një “shtetas me dy shtetësi, britanike dhe iraniane”, u arrestua nën dyshimin se po përgatitej për kryerjen e akteve “terroriste”.
Ai është personi i gjashtë i arrestuar në kuadër të asaj që autoritetet britanike e kanë cilësuar si një komplot të mundshëm të mbështetur nga Irani. Pesë personat e tjerë të arrestuar më herët u liruan me kusht të hënën.
Hetimi nisi pasi autoritetet britanike u njoftuan herët të dielën për aktivitet të pazakontë pranë bazës ajrore, përfshirë furgonë të parkuar në mënyrë të dyshimtë dhe një grup personash të maskuar.
Pas kontrollit të furgonëve, autoritetet nuk gjetën armë apo eksplozivë, por sekuestruan një “sasi benzine”.
Baza e RAF-it është përdorur nga Shtetet e Bashkuara për operacione ushtarake, përfshirë edhe nga bombarduesit amerikanë gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. (A2 Televizion)