“Nëse SHBA rinis sulmet, godasim më fort”, Irani: Zgjerojmë bombardimet përtej Lindjes së Mesme

Nga Rosalba Bejdo
2 Tetor 2026, 11:26 | Bota

“Nëse SHBA rinis sulmet, godasim më fort”, Irani:

Irani po përgatitet për përgjigje më të gjerë dhe më të fuqishme nëse Shtetet e Bashkuara rifillojnë sulmet ushtarake të shkallës së gjerë kundër vendit.

Këtë e bëjnë të ditur burime të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, që theksojnë se lidershipi në Teheran është i bindur se çdo fushatë e re amerikane, duke të marrë një kundërpërgjigje më të fortë se më parë.

Siç thuhet, komandantë të lartë po shqyrtojnë planet për të zgjeruar objektivët e mundshëm përtej Lindjes së Mesme dhe shteteve që mbështesin SHBA në rajon.

Një vendim nuk është marrë ende po planet për synimet dhe kohën e një aksioni ndaj Uashingtonit janë intensifikuar. Megjithatë presidenti Masud Pezeshkian tha të enjten se vendi i tij nuk do hiqte dorë nga dialogu.

“Ne nuk i jemi shmangur dialogut dhe as nuk kemi bërë ndonjëherë një gjë të tillë. Për të thënë të vërtetën, ata donin ta shkatërronin Iranin; ata nuk po kërkonin të angazhoheshin në dialog.”

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se presidenti Donald Trump mund të intensifikojë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në muajin nëntor.

Në një intervistë për revistën Time e publikuar të enjten, kreu i shtëpisë së bardhë tha se ishte e mundur që SHBA të përshkallëzonte fushatën e bombardimeve kundër republikës Islamike, pas zgjedhjeve. Trump konfirmoi gjithashtu se kishte refuzuar propozimin e Iranit për të rihapur ngushticën e Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos