Përplasje në Komisionin e Ligjeve për Reformën Rerritoriale/ Korreshi: Nisma jonë u la në pritje, Manja: U është dërguar Bashkive

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohen ndryshimet në reformën administrativo-territoriale, u shoqërua me debate të forta mes deputetëve.

Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri kërkuan që të shqyrtohen të gjitha qëndrimet e përcjella nga njësitë e pushtetit vendor. Ata insistuan gjithashtu që procesi të mos mbyllet pa u administruar edhe nisma e opozitës. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se për projektligjin e opozitës është ndjekur e njëjta procedurë si për nismën tjetër.

Të lidhura

None found

Saimir Korreshi tha se shkresat e bashkive i janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm ministrit Arbjan Mazniku. Duke iu referuar shkresës së Bashkisë Divjakë, si edhe dokumenteve të mbërritura në gusht, ai akuzoi mazhorancën se kishte vepruar me shpejtësi për nismën e saj, ndërsa propozimi i opozitës ishte lënë pas dore.

“Ka Shqipëria pa fund probleme. Kjo shkresë e Bashkisë Divjakë, bashkë me ato të gushtit, i është drejtuar Kuvendit, jo Maznikut. Sapo erdhi ligji, ju e kishit si në furrë dhe shkresa doli menjëherë. Po shkresat e mëparshme? Kryetarët e bashkive po shprehen njëri pas tjetrit dhe këto nisma, kur i dërgohen Kuvendit, duhet t’i marrim ne në shqyrtim”, u shpreh Korreshi.

Deputeti ironizoi edhe afatet e ndryshme të përdorura për nismat. “Më 31 e sollën dhe këtu e vutë në lëvizje. Kur ne na thoni të presim dy javë, nisma jonë duhet të flejë. Në Bashkinë Divjakë nuk paska fjetur askush, tava ishte në furrë. Ju jeni kuzhinierë që gatuani më mirë. Pse nuk u bë brenda ditës edhe nisma jonë? Apo kishte punë të tjera, Niko?”, tha ai.

Ulsi Manja iu përgjigj duke thënë se nisma e opozitës u është përcjellë të gjitha bashkive. “Po më pyesni pse nuk është bërë e njëjta gjë me nismën tuaj. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit më ka njoftuar se projektligji juaj është nisur te të gjitha bashkitë, njësoj si nisma jonë dhe me të njëjtën procedurë që keni kërkuar ju. Ju keni depozituar një projektligj dhe i keni kërkuar Kuvendit t’ua dërgojë atë të gjitha bashkive”, deklaroi Manja.

Gent Strazimiri e akuzoi kryetarin e Komisionit se po shkelte Kushtetutën dhe ligjin, duke pretenduar se këshillat bashkiakë ishin shprehur me shkrim kundër nismës. Ai kërkoi që të dëgjohej edhe ministri Arbjan Mazniku.

“Kushtetuta të ka kufizuar me nenet e saj. Këtë mbledhje duhet ta kishe mbyllur që kur ta thashë. Këshillat bashkiakë janë shprehur me shkrim se nuk e duan. Duhet të dëgjojmë Maznikun”, tha Strazimiri.

Manja iu përgjigj shkurt: “Mos e dëgjoni, e dëgjojmë ne”.

Strazimiri këmbënguli që nismat e opozitës të mbërrijnë dhe të shqyrtohen së bashku me projektligjin tjetër. Ai deklaroi se, nëse procesi mbyllej më 8, do të ishin shkelur Kushtetuta dhe ligji. Sipas tij, numri i bashkive që kishin shprehur interes ishte rritur nga 15 në 16, pas përfshirjes edhe të Bashkisë Krujë.


Shtuar më 2.10.2026 11:27

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet