Bombardohen ura e pallate në Kiev, “Rusia po përgatit sulmin më të madh, jo më rregulla në luftë!’’

Nga Rosalba Bejdo
2 Tetor 2026, 11:32 | Bota

Bombardohen ura e pallate në Kiev, “Rusia po përgatit sulmin

Një tjetër sulm i fuqishëm i Rusisë, shkundi Kievin gjatë natës...

Vala e re e bombardimeve goditi sërish urën jugore mbi lumin Dnipër në kryeqytet, e shenjëstruar edhe me herët gjate ditës, dhe dëmtoi rëndë një pallat 25 katësh ku u shënua edhe një viktimë. Siç raportohet ura jugore dhe ajo Paton u mbyllën përkohësisht në të dyja drejtimet duke shkaktuar probleme në qarkullimi rrugor.   

Moska konfirmoi goditjen e urës duke thënë se ajo përdorej për transferimin e trupave dhe furnizimeve ushtarake ukrainase drejt Donbasit. Sipas Rusisë në rajonin e Kievit ishte shënjestruar nënstacioni elektrik Kievskaya, në zonën e  Nalivaikovka, që furnizion me energji strukturat ushtarake-industriale në kryeqytet dhe zonat përreth.

Forcat ukraianse thane se kishin rrëzuar ose neutralizuar 88 nga 108 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës mes të cilëve shume me motorë reaktiv. Në një intervistë për Financial Times, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi se Putin kishte urdhëruar krerët e vet ushtarak të mos respektonin më rregullat e luftës, duke intensifikuar sulmet kundër objektivëve civilë.

Ndërkohë sipas Nju Jork Times, Moska po përgatit valën më të rëndë të sulmeve deri më tani, me synimin për të lënë në acar ukrainasit gjatë dimrit.  Në një fjalim në forumin e Valdait, presidenti Putin tha se Rusia po luftonte për tu vetëmbrojtur dhe se nuk e kishin nisur ata konfliktin. Putin tha se dëshironin paqe e jo armëpushim me Ukrainën, por se nëse do të sulmoheshin nga NATO, do të përdornin të gjithë arsenalin në dispozicion, përfshirë atë bërthamor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos