Trump apel mbështetësve para zgjedhjeve të nëntorit: Nëse humbasim, demokratët do të tentojnë të më shkarkojnë

2 Tetor 2026 | 11:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, duke i nxitur që ta konsiderojnë garën sikur edhe ai vetë të ishte kandidat.

“Bëni sikur po kandidoj, ju lutem. Thjesht bëni sikur, sepse unë jam në fletëvotim”, deklaroi Trump, duke kërkuar mobilizimin e elektoratit të tij.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, një humbje e republikanëve mund t’u hapte rrugën demokratëve për të nisur një tjetër procedurë “impeachment” ndaj tij.

“Nëse nuk fitojmë, ata do të përfundojnë duke më shkarkuar përmes procedurës së impeachment”, u shpreh Trump.

Procedura e “impeachment” nis në Dhomën e Përfaqësuesve, ku nevojitet shumica për ngritjen zyrtare të akuzave ndaj presidentit. Çështja më pas kalon në Senat, ku për shkarkimin nga detyra kërkohet vota e dy të tretave të senatorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet presioni ndaj Iranit, Trump dërgon aeroplanmbajtësen e tretë dhe mijëra trupa në Lindjen e Mesme

Presidenti Donald Trump po dërgon deri në 10,000 trupa në bordin e një grupi anijesh në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar se një raund i...
10:56 | 02/10/2026

Turbina më e lartë e erës në botë arrin 365 metra në Gjermani

Një turbinë ere në lindje të Gjermanisë ka arritur një lartësi prej 365 metrash, duke u bërë më e larta në botë, sipas kompanisë zhvilluese...
10:56 | 02/10/2026

Huthitë mohojnë akuzat saudite për shënjestrimin e vendeve të shenjta të Medinës

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite akuzoi rebelët Huthi të Jemenit për sulmin ndaj një termocentrali në qytetin e shenjtë të Medinës në Arabinë Saudite,...
10:49 | 02/10/2026