Reforma Territoriale! Debate me tone të larta te ‘Ligjet’, Korreshi përplaset me Manjan

2 Tetor 2026 | 11:45

Debate me tone të larta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të reformës administrativo-territoriale.

Deputetët e opozitës, Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri, kërkuan që Komisioni të marrë në shqyrtim të gjitha qëndrimet e përcjella nga pushteti vendor, si dhe të administrojë edhe nismën e opozitës përpara se të përfundojë shqyrtimi i projektligjit.

Korreshi kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është proceduar me nismën e mazhorancës, duke ironizuar me shprehjen “pilafi” kohën e shkurtër të shqyrtimit të saj.

“Ka Shqipëria pa fund probleme. Këto të bashkive kanë një problem, i janë drejtuar Kuvendit, jo Maznikut. I janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. […] Po shkresat e mëparshme. Këta të reformës territoriale nuk dinë gjë, edhe ne të ligjit po në gjumë”, tha Korreshi.

Ai kërkoi që qëndrimet e bashkive të merren në konsideratë nga Komisioni, duke ngritur pikëpyetje edhe për afatet e ndryshme të trajtimit të nismave.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, iu përgjigj duke deklaruar se edhe nisma e opozitës është përcjellë te bashkitë sipas së njëjtës procedurë.

“Sekretari i Përgjithshëm më ka bërë me dije se është nisur nisma juaj njësoj si e jona të gjitha Bashkive. Me të njëjtën procedurë, siç e keni kërkuar ju. Keni depozituar një projektligj dhe i keni kërkuar Kuvendit t’ua nisë të gjitha bashkive”, deklaroi Manja.

Përplasja vijoi me deputetin demokrat Gent Strazimiri, i cili kërkoi që shqyrtimi të mos mbyllet pa u administruar edhe nisma e opozitës dhe pa u dëgjuar qëndrimet e pushtetit vendor.

“Kushtetuta ta ka mbyllur gojën, të ka lidhur duar e këmbë me nenet. Ti duhet ta kishe mbyllur këtë mbledhje që herës që të thashë unë. Të janë shprehur me shkrim këshillet bashkiake që nuk e duan”, tha Strazimiri.

Manja iu përgjigj shkurt: “Mos e dëgjoni, e dëgjojmë ne”.

Strazimiri insistoi që të pritet edhe për nismat e opozitës dhe që të dy projektet të shqyrtohen së bashku.

“Duhet të prisni dhe të vijnë dhe nismat tona, të bëhen bashkë. Ju thoni me datë 8 kjo ka mbaruar. Je në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ai.

Në vijim, Strazimiri përmendi edhe numrin e bashkive që, sipas tij, kanë shprehur interes për çështjen, duke deklaruar se nga 15 bashki tashmë janë bërë 16, pas përfshirjes edhe të Bashkisë Krujë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por tashmë sfida kryesore është...
11:15 | 02/10/2026

Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e...
10:49 | 02/10/2026

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj Trumpit

Kryeministri shqiptar Edi Rama u hodh në një sulm të ashpër ndaj demokratëve amerikanë lidhur me protestat e vazhdueshme të “ Revolucionit Flamingo ” kundër...
10:17 | 02/10/2026