Këngëtari fierak Erind Xhaferi u arrestua sot nga policia e Fierit pas një denoncimi për përndjekje ndaj vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Burime bëjnë me dije detaje të reja rreth kësaj ngjarje. Xhaferi ishte proceduar edhe dy vite më parë nga policia pas një tjetër denoncimi për ngacmim seksual. Në atë kohë ndaj tij nuk u vendos masë arresti, por u hetua në gjendje të lirë.
Ndërsa në rastin e fundit, policia ndërhyri pas një telefonate të bërë nga disa vajza të mitura. Dyshohet se Xhaferi kishte kryer edhe veprime të turpshme para shkollës së Muzikës në Fier. Versus.al


