Publikimi i videove intime të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Në polici ka mbërritur denoncimi i parë për rastin e videove të publikuara të kompozitorit Adi Hila.
Siç bëhet me dije nga Top News, denoncimi ka ardhur për shpërndarjen e videove në faqet online në internet.
Ndërkohë, një ditë më parë Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij, ku u shpreh se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.
Gjithashtu mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024.
Me heret, gazetari Andi Vrapi ka bërë të ditur se këngëtarja Eli Fara ka bërë denoncim zyrtar në polici ndaj kompozitorit Adi Hila. Vrapi e ka bërë këtë deklaratë të enjten, i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke u thirrur në burime brenda Policisë.
Sipas tij, denoncimi tashmë është regjistruar dhe, për këtë arsye, organet kompetente nuk kanë më arsye për të mos ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Burime brenda policisë sot në mëngjes kur po shkruheshim kanë treguar që në fakt Eli Fara e ka marrë guximin dhe ka bërë një denoncim në polici”, tha Vrapi.
Ai shtoi se tashmë, sipas tij, autoritetet duhet ta kryejnë punën e tyre.


