Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, zhvilloi të enjten një takim me kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Dr. Anton Hofreiter, dhe delegacionin që e shoqëronte.
Të lidhura
None found
Biseda u përqendrua te situata aktuale politike në Kosovë, ecuria e integrimit euroatlantik dhe nevoja për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që përbën një nga prioritetet e agjendës ndërkombëtare të saj.
Çitaku vlerësoi se Kosova po kalon një periudhë sfiduese dhe kërkoi nga Gjermania angazhim e vëmendje më të madhe në mbështetje të vendit.
Ajo nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë e ruajtjes së bashkëpunimit të afërt mes Kosovës dhe Gjermanisë, me synim përparimin e proceseve euroatlantike dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
