OpenAI ka shkarkuar tre studiues të ekipeve të sigurisë dhe përafrimit të modeleve të inteligjencës artificiale, pas konstatimit të shkeljeve të procedurave të brendshme lidhur me trajtimin e informacioneve konfidenciale. Sipas Ëall Street Journal, bëhet fjalë për Jasmine Ëang, Tomek Korbak dhe Mikita Balesni. Hetimi i brendshëm zbuloi se informacione të ndjeshme ishin menaxhuar jashtë procedurave të përcaktuara, përfshirë ndarjen e të dhënave me një organizatë të jashtme të specializuar në sigurinë e inteligjencës artificiale. OpenAI nuk ka dhënë hollësi mbi informacionet e shpërndara, por konfirmoi hetimin, duke deklaruar se veprimet përbënin shkelje të politikave të kompanisë dhe të besimit të nevojshëm për punën e saj. Ky zhvillim në kohën kur kur kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale përballen me presion në rritje për t'iu nënshtruar kontrolleve të pavarura mbi sigurinë e modeleve të tyre. Njëri prej studiuesve të shkarkuar, Tomek Korbak, kishte shërbyer si pikë teknike kontakti e OpenAI me organizatat METR dhe Redëood Research gjatë një hetimi të mëparshëm mbi sjelljen e një modeli të kompanisë.