Kryeministri Edi Rama vendosi vijën e kuqe për demokratët amerikanë. Në një intervistë për Welt, Rama u pyet për protestat e përnatshme të Revolucionit të Flamingovë, kundër investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan, Jared Kushner. Vëmendjen ndërkombëtare që kjo protestë ka marrë, Rama ja atribuoi hijes së presidentit Donald Trump dhe ironizoi kundërshtarët e tij politikë.