Gjykata e Tiranës lë në qeli ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, Eraldo Fizi

2 Tetor 2026 | 12:08

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij Xhuana Nikollaj.

Sipas burimeve Eraldo Fizi e ka pranuar që ka ushtruar dhunë vetëm në një rast ndaj Xhuana Nikollajt dhe jo në mënyrë sistematike. Dhuna sipas tij ka ndodhur një ditë para se e reja të konsumonte fostoksinë.

Sa i takon masës së sigurisë ai dhe avokati mbrojtes nuk kane bërë kërkesë për mase tjetër duke pranuar masën arrest me burg, deri në hetimin e çështjes. Ndërsa ka shprehur pendese për gjithçka ka ndodhur.

Mësohet se  gjatë marrjes në pyetje  në polici Eraldo Fizi ka deklaruar se Xhuana Nikollin e ka dashur prej 7 vitesh, ata ishin ndarë dhe ishin në tentativa për tu bashkuar.

E gjithë konflikti mes tyre sipas Fizit ka ndodhur për një situatë xhelozie.

Fizi ishte në kërkim prej më shumë se 6-muajsh ndërsa u vetë dorëzua të mërkurën në Policinë e Lezhës së bashku me avokatin e tij dhe më pas u tranferua drejt Tiranës.

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj. 25-vjeçarja jetonte me motrat e saj në Tiranë pas ndarjes, ndërkohë më 9 mars ka patur një takim me Eraldo Fizin dhe mes tyre ka patur një përleshje.

Një ditë me pas më 10 mars Xhuana Nikollaj konsumoi fostoksinë duke i dhënë fund jetës.

Sipas hetimeve rezultoi se në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe njërin krah ndërsa në banesë u gjend dhe një letër që i kishte lënë familjarëve.

Edhe familjarët e të resë pas ngjarjes deklaruan që ajo ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet braziliania në Shkodër! Pranga edhe një 40-vjeçari

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 29-vjeçare brazilian e cila një...
12:05 | 02/10/2026

Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e...
10:49 | 02/10/2026

Detaje nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës, kompozitori pas disa orë pyetjesh lihet i lirë

Këtë të premte është bërë një raportim më i detajuar lidhur me dëshminë e djeshme të dhënë në polici nga kompozitori Adrian Hila, në lidhje...
10:34 | 02/10/2026