EMRAT/ Kush është prokurori i SPAK-ut që shkoi në zyrën e Agasit?
Një nga prokurorët e SPAK-ut ka rënë në rrjetën e kamerave...
Një nga prokurorët e SPAK-ut ka rënë në rrjetën e kamerave...

Një nga prokurorët e SPAK-ut ka rënë në rrjetën e kamerave në zyrën e “kryeministrit të deleguar”, Ergys Agasit, mikut të Edi Ramës dhe njeriut që është kapur në aferën e AKSHI-t me Mirlinda Karçanajn, personazhit që “shqeu” dyert e sigurisë kombëtare nëpërmjet SHISH-it, që emëroi në administratë dhjetëra drejtorë dhe shkarkoi ministra.
Në listën e personave që janë filmuar shkëlqen një prokuror i SPAK-ut, fakt i cili është pranuar zyrtarisht sot nga vetë Prokuroria e Posaçme. Vetë SPAK-u nuk e mohon praninë e një prokurori, por nuk tregon emrin e tij apo të theksojë regjistrimin e një hetimi ndaj tij.
Më poshtë po sjellim listën me 20 emra të prokurorëve të SPAK-ut për ta ngushtuar më pas këtë listë dhe për të shkuar te një emër, se kush është prokurori i posaçëm që ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit.
Ky i fundit në deklarimet e shpeshta në rrethet e ngushta theksonte që së shpejti dhe "SPAK do të merrej nën kontroll". Në duart e tij qarkullonin të dhënat e hetimeve, mesazhe, komunikime, pjesë të dosjeve hetimore, të cilat i siguronte nga lidhjet dhe tentakulat brenda SPAK-ut.
Në listën prej 20 emrash, njëri prej të cilëve ka qenë te zyra e Agasit, përjashtohen gjashtë prokuroret, më konkretisht: Anita Jella, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonai dhe Manjola Kajana.
Kjo sepse, personi që ka qenë është një mashkull, i cili ka dhe lidhje familjare me Ergys Agasin. Duke përjashtuar 6 zonja, lista ngushtohet në 14 emra.
Më tej nga kjo listë përjashtohen disa prokurorë të tjerë. Ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, drejtuesi aktual i SPAK-ut, Klodian Braho, ky i fundit i sulmuar nga mediat bashkëpunëtore të Agasit dhe Erion Veliajt gjatë garës me prokurorin Adnan Xholi.
Gara për kreun e SPAK-ut, sulmet ndaj Brahos nga mediat e Veliajt dhe Agasit nuk e përjashtojnë Adnan Xholin si një emër që mund të jetë takuar me Agasin. Emri tjetër që përjashtohet nga kjo listë është prokurori i çështjes së Agasit, Bledar Maksuti.
Dritan Prençi, prokurori gjumash i inceneratorëve, që i kanë rrjedhur mesazhet e dosjeve te të dyshuarit dhe akuzuarit e tij, është një tjetër emër që përjashtohet.
Prençi mund të dyshohet si një njeri me lidhje afër Agasit, për shkak të dy standardeve të ndjekura me dosjet hetimore, atë të inceneratorëve dhe Belinda Ballukut.
Por, dashurinë më të madhe, Prençi e ka me avokatinë që i bën Erion Veliajt dhe nuk rezulton të ketë qenë prokurori që ka shkuar në zyrën e Agasit.
Ols Dado është një tjetër emër që përjashtohet. Kjo duke marrë parasysh sulmet e pandalura ndaj tij nga mediat e Veliajt dhe Agasit, përpjekjet e këtij të fundit për të ndihmuar Zdromsin në burgun e Durrësit, pa lënë mënjanë intrigat e Agasit dhe të tijve kundër prokurorit Dado.
Tashmë lista bëhet më e ngushtë: Adnan Xholi, Alfred Shehu, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elvin Gokaj, Ened Nakuçi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.
Mes këtyre emrave është edhe prokurori i SPAK-ut që ka takuar Ergys Agasin. Personi mund të jetë i pari në listë apo i renditur deri në fund. Për të mos bërë gazetari thashethemesh, po i marrim të gjithë me radhë duke u kërkuar ndjesë disave prej tyre, por edhe duke i falënderuar për punën që kanë bërë.
Shkrimin po e mbyllim me një deklaratë të bërë nga ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Shkodër, ku tha se “edhe në SPAK ka prokurorë që flirtojnë me politikën”.
Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me flirtim politik, por me takimin e një prokurori të SPAK-ut, me Ergys Agasin.
A ka kryer vepër penale dhe duhet të hetohet, kjo është një anë e medaljes. Ana tjetër është etika profesionale dhe morale, i cili për të çliruar institucionin nga akuza dhe për të mos e bërë pis si disa kolegë të tij, minimalisht duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.
Kjo për shkak se këtë institucion e ka bërë pis me gotat e verës mijëra euroshe dhe uiskin e derdhur në zyrën e Ergys Agasit. /CNA
Ndotja e lumit Lana në kryeqytet vijon të mbetet një probl...
Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkua...
Banorët e Memaliajt po protestojnë sot para Kryesisë së Ku...
Vatra aktive e zjarrit në Manati, pranë aksit të vjetër Le...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se ...
Një banesë, 25 hektarë me ullishte, shkurre dhe bimësi jan...
Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e djeshme...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar pamje nga zjarri në...
Politologu Ervis Iljazaj ka folur mbi skandalin e SHISH dh...
Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar skandalin me publiki...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka d...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Bulev...
Gazetari Merin Maçi ka zbuluar më shumë detaje në lidhje m...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me presidentin...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka folur për videot i...
Politologu Ermal Hasimja ka komentuar ndryshimet në Kodin ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Sot kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku d...
Një ortek në malin Himalung në Himalaje u ka marrë jetën 1...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...