Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë në Shkodër, arrestohet një braziliane

    Skandali i videove me artiste/ Kontrollohet studioja kompozitorit Adi Hila, pritet të merret në pyetje edhe gazetari që shpërndau pamjet

    Aksident zinxhir/ 69 automjete aksidentohen në SHBA, mjegulla e dendur “pushton” autostradën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë në Shkodër, arrestohet një braziliane
    Aktualitet

    Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë në Shkodër, arrestohet një braziliane

    October 2, 2026
    Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë në Shkodër, arrestohet një braziliane

    Një 29-vjeçare braziliane është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte shfrytëzuar apartamanetin e marrë me qira për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 40-vjeçar banues në Shkodër i cili dyshohet se ka qenë përfitues nga kjo veprimtaritë kriminale.

    Dy personat u arrestuan brenda apartamentit i cili ndodhej në lagjen “Ahmet Haxhia”, ku u sekuestruan edhe Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rent home 10”.

    Arrestohet një shtetase braziliane, e cila apartamentin e marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia”, e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike

    Në pranga dhe një shtetas, përfitues nga veprimtaritë kriminale, i cili u kap në këtë ambient.

    Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash (në euro dhe në lekë).

    Si rezultat i veprimeve hetimore disaditore, të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e vënies së një apartamenti të marrë me qira, nga një shtetase e huaj, në dispozicion të veprimtarive kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Rent home 10”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasja braziliane, L. S., 29 vjeçe, dhe shtetasi N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër.

    Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e marrë me qira nga 29-vjeçarja, në lagjen “Ahmet Haxhia”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për ushtrim të prostitucionit dhe për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Në këtë ambient u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    aktivitet i paligjshëm apartament me qira arrestim arrestohet braziliania braziliane Drogë hetim krim narkotikë ngjarje kriminale operacion policor policia e shtetit prostitucion prostitucion në Shkodër shfrytëzim apartamenti shkodër shpërndarje droge shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shfrytëzonte apartamentin me qira për prostitucion dhe drogë në Shkodër, arrestohet një braziliane

    October 2, 2026

    Skandali i videove me artiste/ Kontrollohet studioja kompozitorit Adi Hila, pritet të merret në pyetje edhe gazetari që shpërndau pamjet

    October 2, 2026

    Aksident zinxhir/ 69 automjete aksidentohen në SHBA, mjegulla e dendur “pushton” autostradën

    October 2, 2026

    Skandal/ 448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.