Tensione para Kuvendit, banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit përplasen fizikisht me Erion Braçen

2 Tetor 2026 | 12:37

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e kësaj të premte pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku banorë nga Memaliaj dhe Fushë-Arrëzit janë mbledhur në shenjë proteste lidhur me propozimet e hartës së re territoriale.

Protesta ka agravuar në një përplasje fizike mes banorëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Braçe po tentonte të hynte brenda godinës së Kuvendit dhe më pas u afrua pranë protestuesve për t’u sqaruar.

Nga pamjet, shihet momenti i tensionit, ndërsa në ndihmë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit ka ndërhyrë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili ka ndarë palët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Tiranës lë në qeli ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, Eraldo Fizi

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij Xhuana Nikollaj. Sipas...
12:08 | 02/10/2026

Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet braziliania në Shkodër! Pranga edhe një 40-vjeçari

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 29-vjeçare brazilian e cila një...
12:05 | 02/10/2026

Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e...
10:49 | 02/10/2026