Tensione në tubimin e banorëve të Memaliajt, protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen

2 Tetor 2026, 12:45Politika TEMA

Tensione në tubimin e banorëve të Memaliajt, protestuesi tenton

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e kësaj të premte pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku banorë nga Memaliaj dhe Fushë-Arrëzit janë mbledhur në shenjë proteste lidhur me propozimet e hartës së re territoriale.

Protesta ka agravuar në një përplasje fizike mes banorëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Braçe po tentonte të hynte brenda godinës së Kuvendit dhe më pas u afrua pranë protestuesve për t’u sqaruar.

Nga pamjet, shihet momenti i tensionit, ndërsa në ndihmë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit ka ndërhyrë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili ka ndarë palët.

Lini një Përgjigje