Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Braçe iu afrua protestuesve para Kryesisë, qytetarët e Memaliajit i hedhin ujë dhe e marrin para: O hajdut, ik o hajdut (PAMJE-PËRPLASJA)

Shkruar nga Newsbomb
Braçe iu afrua protestuesve para Kryesisë, qytetarët e
Pamje nga përplasja mes protestuesve dhe Erion Braçes

Është shoqëruar me tensione protesta e sotme e mbajtur para Kryesisë së Kuvendit, ku thuhet se qytetarët e Memaliajt janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe, të cilit i kanë hedhur ujë dhe e kanë shtyrë duke kërkuar që të largohet.

“Hajdut, o hajdut, ik!” dëgjohen qytetarët duke iu drejtuar deputetit.

Tensionet mes tyre lindën në momentin kur Braçe u pa duke kaluar para Kryesisë së Kuvendit, ndonëse ishte e qartë se aty po zhvillohej një protestë. Me të parë deputetin, qytetarët i janë “sulur” duke e shtyrë atë, ndërsa raportohet se dhe i kanë hedhur shishe uji.

Pritet që në vijim të kemi dhe një reagim nga vetë Braçe, që të japë versionin e tij për ngjarjen, ashtu siç shpjegon zakonisht përmes video-mesazheve të ndara në rrjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese