Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.
Federata e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki.
Ndërkohë, nesër, më 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në orën 15:00 Shqipëria do të përballet me Finlandën.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit.
© SYRI.net
Formula 1/ Ferrari nën presion, Leclerc shpërthen: Është mungesë respekti për punën tonë
Francë-Itali, supersfida e Ligës së Kombeve: Zidane kërkon fitoren e tretë radhazi
Kombëtarja e femrave për herë të parë në ‘play-off’ të Botërorit! Trajneri Grima shpall listën për dy sfidat ndaj UellsitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: