Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e producentit Adrian Hila.
Sipas A2 CNN, gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot dhe se ajo vetë nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.
Gjatë pyetjes, kompozitori ka qenë i tronditur dhe i gjithë rrëfimi është përqendruar te dyshimet për hakerim të sistemit të kamerave.
Ditët e fundit disa video intime kanë qarkulluar në rrjet nga studio e kompozitorit Adi Hila ku ai duket teksa kryen marrëdhënie seksuale me personazhe nga bota e muzikës dhe artit.
Pamjet kanë shkaktuar reagimet tronditëse, teksa nxjerrja e tyre në rrjet është ende e paqartë sesi ka ndodhur.












