Për herë të parë, në ndeshjen e tretë në krye të Francës si trajner, Zinedine Zidan do të luajë para publikut francez. Për ‘gjelat’, por edhe vetë trajnerin do të jetë një ndeshje speciale pasi luajnë kundër Italisë, vendit ku ai shpërtheu si futbollist te Juventusi dhe ndaj vendit që humbi toruan në 2006 kur goditi Materazzi-n me kokë në finalen e Botërorit.

Sipas “L’Equipe”, tifozët francezë do t’ia bëjnë të veçante trajnerit Zinedin Zidan debutimin në shtëpi. Ata kanë përgatitur një banderolë të madhe mirëseardhje ku do të shkruhet ‘mirëse u ktheve Zidan’. Për këtë ndeshje stadiumi kombëtar i Francës, ‘Stade de France’, do të jetë i mbushur plot. Prej kohësh të 81 mijë biletat janë shitur.

Përballë Francës favorite do të jetë një kombëtare që po vuan të gjejë identitetin edhe pse në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve mposhti 1-4 Turqinë. Italia kërkon vazhdimësi pas emërimit të Mancini-t dhe sonte do të jetë një test shumë i vështirë për ta. Trajneri Mancini paralajmëroi ndryshime në formacion dhe thotë se ‘se duan të lënë përshtypje të mirë ndaj një kundërshtari të shëkqlyer’.