Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona
Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një miniere në Turqi. Ngjarja u regjistrua në Soma, provinca Manisa. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, gjithsej shtatë minatorë u nxorën nga miniera, dy prej të cilëve gjallë.
Njëri prej të mbijetuarve është ende në spital, ndërsa i dyti është liruar nga spitali. Prefektura e Manisës kishte njoftuar më parë identifikimin e tre të vdekurve dhe përfundimin e hetimeve, përpara se AFAD të njoftonte numrin përfundimtar të pesë viktimave:
Pas shembjes, u krijua një qendër për menaxhimin e krizave nën koordinimin e autoriteteve të prefekturës së Manisës, të cilat njoftuan mobilizimin e menjëhershëm të shërbimeve kompetente.
Ngushëllime shprehën Kryetari i Parlamentit turk Numan Kurtulmus, ministrat dhe përfaqësuesit e presidencës dhe partisë në pushtet. Ministrja e Familjes Mahinur Ozdemir Goktas tha se ekipet e mbështetjes psikosociale janë në minierë dhe në spital, pranë punëtorëve dhe familjeve të tyre.
BE-ja shton 130 milionë euro në financimin e dronëve për sigurinë e kufijve
OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator
Padi ndaj Olivia Dean, akuzohet se ka kopjuar “Just The Two of Us” të Bill Withers
- 12:37 Tensione para Kuvendit, banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit përplasen fizikisht me Erion Braçen
- 12:33 BE-ja shton 130 milionë euro në financimin e dronëve për sigurinë e kufijve
- 12:27 OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator
- 12:21 Padi ndaj Olivia Dean, akuzohet se ka kopjuar “Just The Two of Us” të Bill Withers
- 12:14 Musk futi AI në Shtëpinë e Bardhë, prapaskenat si chatbot-i Grok bindi Trumpin për kapjen e Maduros
- 12:09 Bashkëshortja e Vuçiç poston foton me Trump: Ia vlente të prisje 10 ditë