Këngëtarja Eli Fara ka dhënë këtë të premte dëshminë e saj në polici, lidhur me shpërndarjen e videove intime në rrjet. Mësohet se ajo ka denoncuar personin që ka shpërndarë videot, ndërsa ka deklaruar se nuk ka pretendime ndaj Adrian Hilës.
“Nuk mendoj se videot i ka publikuar Adrian Hila. Nuk e dija që kishte kamera. Dua të denoncoj personin që i ka publikuar. Nuk isha në dijeni që po filmohesha”, ka thënë Fara.
Ndërkohë, disa persona po merren në pyetje nga policia në kuadër të hetimeve, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka shpërndarë pamjet.
Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Paralelisht, hetimet vijojnë edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

