LIVE UPDATES
Politike

"Protestuesit po nxiten nga gënjeshtra dhe teoritë konspirative"/ Rama sulmon SPAK në gazetën gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE

Sipas tij, projekti në Sazan dhe Zvërnec po kritikohet për shkak të lidhjes me presidentin e SHBA-së Donald Trumpit.

2 Tetor 2026, 12:45 Nga E.d
"Protestuesit po nxiten nga gënjeshtra dhe teoritë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në një intervistë për median gjermane WELT, i pyetur për korrupsionin në Shqipëri dhe për arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama u ndal te puna e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht te SPAK-u.

Në pyetjen e saj, WELT iu referua edhe arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e vendosur atë në kuadër të rasteve të tjera të hetimeve dhe dënimeve të zyrtarëve të lartë. Hyseni u arrestua në kuadër të një hetimi të SPAK-ut, ndërsa çështja e saj është pjesë e një serie procedimesh që kanë prekur edhe figura të tjera të rëndësishme të administratës dhe politikës shqiptare.

Duke u ndalur tek protestat të cilat po zhvillohen në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e tij, Rama tha se protestuesit kanë shqetësime që janë tërësisht të ligjshme, por nxiten nga gënjeshtra dhe teoritë konspirative. Sipas tij, projekti në Sazan dhe Zvërnec po kritikohet për shkak të lidhjes me presidentin e SHBA-së Donald Trumpit. Kryeministri tha se ky fakt ka sjellë në Shqipëri të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtët. 

Pjesë nga intervista

WELT AM SONNTAG: Në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem. Drejtuesja e shërbimit sekret është arrestuar, ndërsa ka edhe shumë raste të tjera hetimesh dhe dënimesh. Çfarë po bëni kundër kësaj?

Edi Rama: Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit.

WELT AM SONNTAG: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, po vepron ashpër ndaj zyrtarëve të rangut të lartë. A funksionon?

Edi Rama: Pjesërisht është e dhimbshme. Jo të gjitha procedurat, sipas mendimit tim, përputhen me standardet europiane. Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por ky është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Ne duhet të marrim vlerësim për këtë.

WELT AM SONNTAG: Ka zëra që kërkojnë prej jush përgjegjësi politike, duke pasur parasysh arrestimet dhe dënimet e personave në rrethin tuaj…

Edi Rama: Para se të merrja detyrën, që nga viti 1912, kur u themelua shteti ynë, asnjë ministër në Shqipëri nuk kishte dalë ndonjëherë përpara një prokurori të pavarur. Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike.

WELT AM SONNTAG: Por duket se mungon besimi. Prej muajsh qytetarët protestojnë përpara selisë suaj të qeverisë. Shkak ishte një projekt i planifikuar investimi për një resort luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan. Protestuesit ju akuzojnë se po e shisni Shqipërinë.

Edi Rama: Jetojmë në një botë ku gjithmonë dikush është i revoltuar. Çdo demokraci vuan nga kjo. Protestuesit kanë shqetësime që janë tërësisht të ligjshme dhe këtë nuk e mohoj. Por ata nxiten nga gënjeshtra dhe teoritë konspirative.

WELT AM SONNTAG: Në këtë projekt bëhet fjalë për katër miliardë dollarë, një shumë gjigante. Ju, përmes kontakteve tuaja me presidentin amerikan, keni luajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Ku e vendosni kufirin mes diplomacisë ekonomike dhe një sistemi që varet shumë nga marrëdhëniet tuaja personale?

Edi Rama: Edhe ju jeni viktimë e një narrative që përsëritet vazhdimisht. Kur filloi e gjithë kjo, Trump nuk ishte më në detyrë; ai mund të kishte përfunduar në burg ose të ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër, ende nuk ka një kontratë përfundimtare – jemi ende duke negociuar. Edhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces.

Në fakt, bëhet fjalë për dy projekte të ndara. Njëri ndodhet në një ishull që është pronë publike. Vetëm tetë për qind e këtij ishulli mund të ndërtohet dhe ishulli mbetet publik. Tjetri ndodhet në një gadishull që është në pronësi private.

Nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitet? A do të thoshit: Gjermania u përket gjermanëve? Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj.

WELT AM SONNTAG: Pse atëherë projekti po kritikohet ndërkombëtarisht?

Edi Rama: Është hija e gjatë e Donald Trumpit, e cila ka sjellë këtu të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtët. Unë u kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mundeni ta mundni Trumpin në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për tu hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave