Berisha: “90 % e mediave kryesore janë në aleancë mafioze me kryeministrin!”. Por pse nuk i thotë me emra?!
“Në një vend ku 90% e mediave kontrollohen nga një aleancë mafioze e narko-qeverisë, bizneseve dhe karteleve të drogës, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi. Për pasojë, liria kthehet në një iluzion”- shkruan lideri demokrat Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha ngre një problem të madh pasi pushteti mediatik është i lidhur me njëmijë fije me pushtetin ekzekutiv, si me leje ndërtimi, resorte turistike, kompani private, etj.
Por lideri demokrat duhet të ketë kurajon publike t’i thotë me emrat mediat dhe jo t’i fusë te thesi “90 përqind”! Berisha ngre probleme thelbësore, por kohet e fundit ka filluar t’i rrumbullakos pa thënë emra. Ai thotë vetëm Edi Rama, por kur vjen puna të flasë me emra për oligarkët, nuk thotë asnjë fjalë! E kanë gjetur bukur për t’ju shmangur dhe thonë “Shqipëria ka vetëm kryeoligark”.
PD bërtet se nuk ka demokraci, se ka mafie që drejton, se kështu e ashtu, por pse nuk del vetë në shesh, kur ka kaq shumë skandale?! Por fshihen pas protestës në bulevard.
Një opozitë serioze krijon besim në popull dhe e përmbys “narkoregjimin”, siç akuzojnë pushtetin e PS. Nuk rri vetëm në parlament apo në Bruksel, por e bllokon qeverinë me njerëz dhe ballë për ballë.
Lideri demokrat këtë deklaratë e ka të saktë (kliko për ta shikuar), por nuk bind, sepse një pjesë e kësaj media janë krijuar nga pushteti i PD.

